Risi nga stomatologjia dhe shendeti oral
Posted on February 23, 2020 at 4:30 PM |
![]() |
NJOHURITË BAZIKE DHE MASAT MBROJTËSE PËR CORONAVIRUS COVID-19
INKUBACIONI - Me e rendesishmja eshte te dihet se virusi eshte ngjites edhe gjate inkubacionit!
Vlerësimet aktuale të periudhës së inkubacionit të virusit shkojnë nga 2-10 ditë. CDC beson që periudha e inkubacionit COVID-19 mund të zgjatës prej 2 deri më 14 ditë pas ekspozimit. Këto vlerësime do të përditësohen pasi të jenë të disponueshme më shumë të dhëna.
BURIMI I VIRUSIT
ben me kapercy kete... Ekzistojnë dyshime se edhe Coronavirusi i ri COVID-19 ka origjinën nga lakuriqët (rezervuar) ose gjarpërinjtë, dhe është transmetuar tek njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse. Edhe Sindroma e Rëndë Akute e Frymëmarrjes (SARS) dhe Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (MERS) shkaktohen nga Coronaviruse që kanë prejardhje nga kafshët. Besohet se për të dy Coronaviruset nikoqir ishin lakuriqët,
PËRHAPJA E VIRUSIT
edhe kete... Në fillim, shumica e pacientëve në epideminë me COVID-19 kishin punuar ose frekuentuar një treg të madh të produkteve të detit dhe kafshëve të gjalla në Wuhan, Kinë. Kjo sugjeron në përhapjen e infeksionit nga kafshët te njeriu. Më vonë, rritja e numrit të pacientëve nuk lidhet me ekspozimin e tyre në tregjet e kafshëve, duke sugjeruar në përhapjen e sëmundjes nga personi në person. Janë regjistruar edhe raste të punëtorëve shëndetësor të infektuar.
Rruga kryesore e përhapjes, bazuar në të dhënat e disponueshme aktualisht, janë rastet simptomatike. OBSH është në dijeni të përhapjes së mundshme të COVID-19 nga personat e infektuar para se të shfaqin simptoma. Histori të detajuara të ekspozimit po merren për të kuptuar më mirë fazën para-klinike të infeksionit dhe se si përhapja mund të ketë ndodhur në këto pak raste. Infeksioni asimptomatik mund të jetë i rrallë, dhe përhapja nga një person asimptomatik është shumë e rrallë me Coronaviruset e tjerë, siç kemi parë me MERS-CoV. Kështu që, përhapja nga rastet asimptomatike ka të ngjarë të mos jetë një rruga kryesore e përhapjes. deri ketu... Personat që janë simptomatikë përhapin virusin më lehtë përmes kollitjes dhe teshtitjes.
PASQYRA KLINIKE
Pacientët me infeksion COVID-19, paraqesin një gamë të gjerë simptomash. Shumica duket se kanë sëmundje të lehtë, dhe rreth 20% e rasteve përparojnë në sëmundje të rënda, përfshirë pneumoni, insuficiencë respiratore dhe në disa raste përfundojnë me vdekje.
Sëmundja në fillim manifestohet me ethe, kollë të thatë, mialgji ose lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Disa pacientë kishin shenja dhe simptoma të dukshme të traktit të sipërm respirator (p.sh. rhinorrhoea, teshtitje ose dhimbje të fytit), që tregon se qelizat e synuara mund të jenë të vendosura në rrugët e poshtme ajrore. Në raste të rënda virusi shkakton pneumoni të rëndë por edhe dështim të funksionit të organeve tjera (insuficiencë renale). Pacientët COVID-19 rrallë zhvillojnë shenja dhe simptoma të zorrëve p.sh. diarre ( tek MERS-CoV ose SARS-CoV rreth 20-25% e pacientëve kishin diarre).
Rimëkëmbja do të varet kryesisht nga gjendja e sistemit të tyre imunitar. Për shumicën e të vdekurve tashmë dihet që kanë vuajtur nga ndonjë sëmundje kronike (SKV, HTA, diabet) apo imunitet te komprometuar.
* MASAT MBROJTËSE - Pjesa me rendesi
Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.
Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre.
Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave.
Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz.
Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore.
Brenda mjediseve të institucioneve të kujdesit shëndetësor, të forcohen praktikat standarde të parandalimit të infeksionit dhe kontrollit në spitale, veçanërisht në shërbimet e urgjencës.
IKSHPK rekomandon të gjithë që të mos udhëtojnë drejt Kinës, nëse nuk e kanë të domosdoshme.
Posted on September 27, 2013 at 8:45 AM |
![]() |
Qe nje rast per Kosoven:
Edhe per (mos) me u cudite paska precedente d.m.th. nuk esht rast sui generis as ky!
Posted on September 24, 2013 at 9:15 AM |
![]() |
Plakat e kane dite, po jo krejt si gjithmone.
Ka gjasa qe qelizat staminale qe gjenden ne urine nje dite te shfrytezohen edhe per disa dhembe te ri!
qe linku mos besofshi:
www.naturalnews.com/041522_stem_cells_urine_tooth_regeneration.html
p.s. me ni qosh te vogel te dhembi ka me shkru mejd in chajna /
Posted on April 21, 2012 at 7:45 AM |
![]() |
Nje çokollatë plot sheqer nuk mund të jetë zgjidhja më e mirë për dhëmbë të shëndetshëm. Por, një kompani në Luiziana është duke marrë qëndrimin se jo të gjitha cokolatat janë të demshme.
Theodent ka prezantuar produktin e ri dentar që përmban një ekstrakt te kakaos dhe minerale të tjera që zhvilluesit thonë se forcon smaltin e dhëmbit...
Posted on January 31, 2012 at 10:20 AM |
![]() |
http://www.nature.com/nature/journal/vaop/ncurrent/full/482153a.html
Nese e lexon deri ne fund ket artikull po duket qe situata esht sikur ka qene para shfaqjes se sides apo e kam gabim
Posted on January 13, 2012 at 9:10 AM |
![]() |
Shëndeti oral shpesh është lënë pas dore, por është pjesë esenciale...
Posted on December 12, 2011 at 5:20 PM |
![]() |
Posted on November 10, 2011 at 5:10 PM |
![]() |
Si material shume biokompatibil dhe estetik zirkoni ka perparesi te dukshme ndaj urave konvencionale prej metal - porcelanit.
Me risite e fundit te teknologjise se perpunimit te zirkonit qe mundesojne force te lakueshmerise qe kalon 1000 Mpa ne krahasim me porcelanet tjera qe kane 200 - 600 Mpa mund te bejme ura anesore te qendrueshme ndaj forcave pertypese (te cilat arrijne deri 70 kg per cm2! Perparesi tjera jane: 0% porozitet, rezistence ndaj korrozionit dhe stabilitieti me i larte ne kushtet qe mbreterojne ne zgavren e gojes.
Me kenaqesi mund te themi qe keto materiale jemi duke i perdorur ne kliniken tone dhe kemi rezultate te mrekullueshme.
Posted on November 4, 2011 at 4:30 AM |
![]() |
Dy kompani bioteknologjike, nje e izraelit dhe tjetra e britanise jane ne rruge per zhvillimin e vaksines se fundit qe do ti njohe te gjitha ndryshimet e ardhshme te shtameve.
A ju kujtohen keto foto?
Nese H1N1 edhe H5N1 ndryshojne menyren e ngjitjes dhe mesojne si te kalojne prej njeriut ne njeri ato mund ti ndale vetem nje vaksine efikase. Prandaj eshte me rendesi qe zhvilluesit e vaksinave tia kene qelluar se cili shtam e ka ndryshuar strukturen se keshtu i ben vaksinat te vlefshme.
Deri atehere - i kemi keto - ndoshta e kan pru edhe vaksinen permes sprejit.
http://www.cdc.gov/flu/about/qa/fluvaccine.htm